Paris 2024/ Nisin sot Lojërat Paraolimpike, 4400 sportistë në garë, mungon Shqipëria

28 Gusht 2024
10:49
Telesport
back button

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga mbyllja e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, është koha për të nisin Olimpiadën e personave me aftësi të kufizuara. Në kryeqytetin francez do të garojnë 4400 sportistë, pjesëmarrës nga 185 shtete, por do të mungojë Shqipëria.

Sot në mbrëmje do të zhvillohet ceremonia e hapjes ndërkohë që garat, të cilat nisin më 29 gusht, do të zgjasin për 11 ditë me radhë. Organizatorët premtojnë një ceremoni hapje si kurrë më parë për sportistët pjesëmarrës, që pritet të parakalojnë në “Champs Elysees”.

Pra, edhe këtë herë ceremonia e hapjes (nis në orën 20:00) do të zhvillohet në një mjedis të hapur dhe jo në stadiumin olimpik. Organizatorët e këtij turneu thanë se ky do të jetë një moment i paharrueshëm për të gjithë sportistët, që do të shijojnë një spektakël ngjyrash e dritash.

Programi përfshin 22 sporte, 23 disiplina të ndryshme dhe 549 ngjarje të shpërndara gjatë 11 ditëve të Lojërave. Përveç 4,400 sportistëve do të jenë edhe 2,500 shoqërues. Eventet do të zhvillohen në 18 vende të ndryshme dhe priten rreth 2.8 milionë spektatorë (janë ende 1 milionë bileta pa shitur).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit