Paris 2024/ Organizatorët ende në kërkim të agjentëve të sigurisë, frikë për ceremoninë e hapjes

28 Qershor 2024
13:19
Telesport
back button

Kur duhet më pak se një muaj nga fillimi i Lojërave Olimpike “Paris 2024” (26 korrik-11 gusht), të paktën 400 agjentë privatë të sigurisë mungojnë ende për ceremoninë e hapjes.

Këtë gjë e konfirmoi për mediat drejtori përgjegjës për sigurinë, Bruno Le Ray. Ai kujtoi se mungesa e agjentëve nga kompanitë private po shqetëson prej muajsh vetë komitetin organizativ të Olimpiadës.

Sipas organizatorëve të Olimpiadës, për të garantuar sigurinë e Lojërave Olimpike do të nevojiten nga 18 deri në 22 mijë vetë personel sigurie, padyshim të shtuar në forcat e policisë.

Frika më e madhe është te ceremonia e hapjes, që do të bëhet në një ambient të madh në sipërfaqe dhe të hapur siç është lumi i Senës. Në ndihmë të organizatorëve do të jetë edhe ushtria.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit