Paris 2024/ Piloti i F1 do të mbajë flakën olimpike në rrugët e Monako, ku triumfoi me makinën e tij

17 Qershor 2024
11:01
Telesport
back button

Në prag të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 20204”, pishtari me flakën olimpike do të kalojë edhe në rrugët e Principatës së Monaco, më 18 qershor. Dhe, një nga tedoforët që do të mbajë pishtarin do të jetë piloti Charles Leclerc.

Piloti i Ferrari do të jetë një nga 4 sportistët vendës përgjegjës për ta mbajtur pishtarin përpara se t’ia kalojë princit Albert dhe gruas së tij Charlene. Një nderim ky për pilotin monegask, që një muaj më parë fitoi garën e Montecarlo.

Pishtari me flakën olimpike ka kohë që ka mbërritur në Francë dhe është duke kryer rrugëtimin e tij në gjithë vendin e jo vetëm. Olimpiada do të zhvillohet në Paris më datat 26 korrik-11 gusht dhe kjo është hera e tretë që kryeqyteti francez e organizon këtë veprimtari (1900 dhe 1924).

Në kalimin e tij në Monako, flaka do të mbahet nga piloti i Ferrari, Charles Leclerc, skiatorja Alexandra Coletti, tenisti Xiaoxin Yang dhe Rudy Rinaldi, lojtar i bobsleigh. Më në fund, Princi Albert II dhe Princesha Charlene do të mbyllin kalimin e flakës olimpike nëpër rrugët e Principatës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit