Paris 2024/ Zbulohet lista e sportistëve të parë rusë që shkojnë në Olimpiadë, shumë mungesa “big”

16 Qershor 2024
14:30
Telesport
back button

Lojërat Olimpike “Paris 2024” po afrohen dhe bashkë me to vijnë edhe vendimet e para në lidhje me pranimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë në Olimpiadë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka vlerësuar qëndrimet e sportistëve të përfshirë, duke marrë në konsideratë qëndrimet e tyre në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Komisionet e IOC kanë hartuar listën e atyre që do të mund të marrin pjesë si sportistë neutralë në këtë evëent. IOC ka njoftuar se do të jenë katërmbëdhjetë rusë të pranishëm në Francë dhe njëmbëdhjetë bjellorusë të ndarë në pesë sporte.

Në krye të ekspeditës ruse do të jetë Aleksander Vlasov, i cili do të jetë në startin e garës së çiklizmit ashtu si Tamara Dronova dhe Alena Ivanchenko. Në tenis bie në sy mungesa e Andrej Rublev. Po ashtu do të mungojnë edhe tenistët Karen Khachanov dhe Liudmila Samsonova.

Në gjimnastikë, rusja Anzhela Bladtceva do të niset drejt Francës së bashku me bjellorusët Ivan Litvinovich dhe Viyaleta Bardzilouskaya, ndërsa në peshëngritje do të jetë vetëm delegacioni i Minskut me Siuzanna Valodzka dhe Yauheni Tsikhantsou.

Në sportin e judo lista është shumë më e madhe, ku Nachin Mongush, Shamil Mamedov, Arslan Bagaev, Abdulla Kurbanov, Alan Ostaev, Magomed Murtazaliev, Natalya Malysheva, Veronika Chumikova, Alina Kasabieva dhe Elizaveta Petliakova do të shkojnë në tatami.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit