Paris 2024/ Zhvillohet ceremonia, Valiev merr medaljen e bronztë dhe valëvitet flamuri kuqezi (foto)

10 Gusht 2024
22:21
Telesport
back button

Mbrëmjen e sotme, në “Champs de Mars Arena” të Parisit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve olimpike në peshën 74kg në mundje, stili i lirë, ku në vendin e tretë u rendit mundësi shqiptar Chermen Valiev.

Kjo është medalja e parë olimpike e Shqipërisë në një Olimpiadë, një medalje e bronztë shumë e rëndësishme për sportin shqiptar. Për herë të parë në podiumin e një Olimpiade u valëvit flamuri kuqezi, një emocion i jashtëzakonshëm.

Kjo meritë e Valiev, që arriti të fitojë tri ndeshje dhe humbi një, duke bërë të tijën medaljen e bronztë. Në duelin për medaljen e bronztë ai mundi 6-2 Viktor Rassadin të Taxhikistanit, në një përballje të jashtëzakonshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit