Parisi bën “stërvitje” me St Etienne, shkëlqejnë sulmuesit

15 Dhjetor 2019
22:54
back button

Paris Saint-Germain ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në kampionat teksa ka mposhtur 4-0 St Etienne. Ishte një sfidë e lehtë për kryesuesit e kampionatit, sidomos pas kartonit të kuq të Aholou.

Paredes gjeti golin e avantazhit në minutën e 9’ të takimit, duke i dhënë një start të mirë miqve. Pastaj erdhi i kuqi i vendasve në të 25-ën.

Kylian Mbappe ka shënuar golin e dytë pak përpara se të përfundonte pjesa e parë. Parisi nuk e uli ritmin edhe pas pushimit dhe Neymar humbi një penallti që e fitoi vetë pas pak më tepër se një ore lojë.

Mauro Icardi ka shënuar golin e tretë për kampionët në fuqi në minutën e 78’, ndërsa Mbappe ka shënuar të dytin personal në kohën shtesë.. Një ndeshje e mirë e PSG, që tani është në kuotën e 42 pikëve nga 17 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit