PARISI “ZBULON” MESSIN DHE MPOSHT CITY! Rekordi i “pleshtit” ndaj ekipeve angleze pa luajtur asnjë ditë në Premier (VIDEO)

28 Shtator 2021
23:26
Telesport
back button

Surpriza e Grupit A të Ligës së Kampionëve është padyshim Bruges. Ekipi belg pas barazimit me Paris Saint-Germain në fakt fiton ndaj Leipzig 2-1 në Gjermani dhe fluturon në krye të renditjes duke u bashkuar gjithashtu me ekipin e Pochettino.

Pikërisht skuadra franceze me yjet e mëdhenj si Messi, Neymar dhe Mbappe, arrin të mposhtë Manchester Cityn e Guardiolas me nga një gol për pjesë.

Në pjesën e parë është Gueye ai që gjen golin ndërsa në të dytën gati shembet Parc de Princes kur Leo Messi më në fund e bën “sefte” duke gjetur rrjetën e parë që kur është transferuar te PSG.

Një e majtë e bukur pas një super aksioni të nisur po nga argjentinasi.

Lionel Messi ka shënuar 27 gola kundër klubeve angleze. Lionel Messi nuk ka luajtur kurrë në Premier League!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit