Parsi Saint-Germain, L’Equipe jep lajmin e papritur

2 Gusht 2020
14:25
Denis Hakanaj
back button

Dukej e pamundur, por tani në Francë kanë filluar të besojnë me të vërtetë: Kylian Mbappe mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e Champions League që PSG do të luajë më 12 gusht kundër Atalanta-s.

Sipas L’Equipe, që e ka publikuar lajmin në faqen e parë, ylli i kampionëve të Francës po përshpejton kohët e rikuperimit pas dëmtimit të pësuar në nyjën e këmbës në finalen e Kupës së Francës kundër St. Etienne.

E përditshmja franceze, duke cituar një burim afër sulmuesit, ka shkruar se “ka 90% të mundësive që të grumbullohet”.

Edhe nëse nuk do të ishte në 100% dhe Tuchel të vendoste ta linte në stol, Kylian mund të jetë një armë vrasëse në vazhdim të ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit