Partis 2024/ Dudaev humbet sfidën çerekfinale, pret “ripeshkimin” për të shpresuar për medalje

10 Gusht 2024
13:29
Telesport
back button

Mundësi shqiptar Islam Dudaev është mundur 11-0 në çerekfinalen e peshës 65kg, stili i lirë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke humbur kështu mundësinë të shkojë në gjysmëfinale.

Ashtu si dy mundësit e tjerë kuqezinj, Abakarov e Valiev, ai pret ripeshkimin, me shpresën që të duelojë nesër për medaljen e bronztë.

Sfida e dytë e Dudaev në këtë turne, ajo ndaj iranianit Rahman Amouzadkhalili, ishte pa histori, pasi mundësi aziatik ishte ndjeshëm më superior në tapet.

Ai i realizoi pikët e para që në startin e duelit dhe e mbylli periodën e parë në epërsi 7-0. Ky ritëm vijon edhe në periodën e dytë, që ndalet në mes pas avantazhit 11-0.

Kështu, Dudaev humbet këtë duel dhe do të presë pasditën e sotme për një “ripeshkim” të mundshëm, ashtu sikurse ndodhi me Valiev.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit