Partizani dhe Skënderbeu komandojnë grupet e Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj

14 Dhjetor 2024
9:17
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e raundit të tretë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj. Ekipet shqiptare të Partizanit dhe Skënderbeut kryesojnë renditjen në të dyja grupet.

Në Grupin A, Partizani udhëheq me 9 pikë të plota. Kryeqytetasit fituan 3-0 derbin me Tiranën (25-12, 25-18, 29-27), ndërsa në sfidën tjetër, Skënderbeu i Kosovës mundi 3-1 Dritën.

Në Grupin B, udhëheq skuadra e Skënderbeut, që gjithashtu ka 9 pikë të plota,. Korcarët fituan 3-0 ndaj Studentit (25-16, 25-20, 25-18), ndërsa Peja mundi 3-0 Ferizaj.

Meshkuj-Grupi A (raundi 3)

Skënderbeu Kos – Drita, 3-1

Tirana – Partizani, 0-3

Renditja: Partizani 9 pikë, Skënderbeu Kos 5 pikë, Drita 3 pike, Tirana 1 pikë.

Meshkuj-Grupi B (raundi 3)

Skënderbeu – Studenti, 3-0

Peja – Ferizaj, 3-0

Renditja: Skënderbeu 9 pikë, Peja 3 pikë, Ferizaj 3 pikë, Studenti 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit