Partizani dhe Skënderbeu sfidojnë kosovarët për trofeun e Kupës së Pavarësisë

21 Nëntor 2024
13:20
Telesport
back button

Në palestrën sportive në Farkë, do të zhvillohet Kupa e Pavarësisë në volejboll për meshkuj e femra. Ky turne organizohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit dhe marrin pjesë dy ekipet më të mira në Shqipëri.

Si për meshkuj ashtu dhe për femra, vendi ynë do të përfaëqsohet nga ekipet e Skënderbeut e Partizanit, që kryesojnë renditjet përkatëse. Më datën 22 nëntor do të luhen gjysmëfinalet e femrave.

Ndërsa një ditë më vonë do të luhen gjysmëfinalet e femrave. Të dielën, më 24 nëntor, do të luhen dy finalet e këtij turneu, që ka ndërprerë përkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë.

Femra, gjysmëfinale

22 nëntor, Skënderbeu – Skënderaj

22 nëntor, Fer Volej – Partizani

Meshkuj – Gjysmëfinale

23 nëntor, Ferizaj – Skënderbeu

23 nëntor, Partizani – Shkëndija

Lajme të tjera

Lajmet e fundit