Janë luajtur ndeshjet e raundit të katërt të Ligës Unike në basketboll për femra. Partizani dhe Flamurtari kanë fituar në përballjen ndaj rivaleve kosovare, ndërsa Tirana humbi në përballjen mes kampioneve.
Partizani mposhti në “Asllan Rusi” rivalet e Pejës me shifrat 66-49. Ndeshje në përgjithësi e komanduar nga të “kuqtë”, ku u dalluan Dick me 17 pikë, Palko me 15 e Semanjaku me 14 pikë.
Në Vlorë, skuadra e Flamurtarit triumfoi 62-53 ndaj Junior Moni Bau. Fitore me përmbysje e skuadrës vlonjate, që vulosi fitoren në periodën e tretë. Ramos me 19 pikë e 10 rebound ishte më e mira në fushë.
Në qytetin e Prizrenit, ekipi vendës i Bashkimi mundi 77-63 Tiranën, ndeshje e vendosur në periodën e fundit. Bardheblutë nuk arritën dot të dalin fituese, ndeshje ku për kryeqytetaset u dallua Bojka me 22 pikë.
Liga Unike-Femra, java e 4-t
Partizani – Peja 03, 66-49
Flamurtari – Junior Moni Bau, 62-53
Bashkimi – Tirana, 77-63
Renditja: Bashkimi 9 pikë, Partizani 7 pikë, Peja 6 pikë, Junior Moni Bau 6 pikë, Flamurtari 6 pikë, Tirana 5 pikë.