Partizani e Mirdita nuk njohin pengesa, ndajnë kreun e renditjes te femrat

19 Tetor 2019
22:33
Telesport
back button

Janë luajtur sot ndeshjet e tjera të javës së tretë të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra. Skuadra e Partizanit kryeson renditjen pas fitores 3-0 ndaj Teutës, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”, ndërkohë që durrsaket mbyllin renditjen ende pa asnjëpikë.

Kryeqytetaset kryesojnë me 9 pikë, por po kaq pikë ka edhe Mirdita, që sot fitoi 3-1 në “Fahrie Hoti” ndaj Tiranës. Kjo është humbja e madhe për bardheblutë, ndërkohë që 2 pikët e para në kampionat korri sot Skënderbeu, që fitoi 3-2 në Krutje ndaj Apolonisë.

Volejboll – Femra, Grupi A1, java e 3-te (19 tetor)

Apolonia – Skënderbeu, 2-3 (13-25, 26-24, 25-20, 22-25, 13-15)

Partizani – Teuta, 3-0 (25-9, 25-14, 25-18)

Tirana – Mirdita, 1-3 (25-22, 19-25, 21-25, 21-25)

Renditja: Partizani 9 pikë, Mirdita 9 pikë, Tirana 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Skënderbeu 2 pikë, Apolonia 1 pikë, Teuta 0 pikë.

Volejboll – Femra, Grupi A2, java e 2-te (19 tetor)

Korabi – Agroturizëm Huqi, 1-3

Elbasani – Flamurtari, 3-0 (25-20, 25-17, 25-15)

Lushnja (pushim)

Renditja: Agroturizëm Huqi 6 pikë, Korabi 3 pikë, Elbasani 3 pikë, Lushnja 0 pikë, Flamurtari 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit