Partizani e Skënderbeu dominojnë në Ligën “Gjergj Kastrioti” për meshkuj, fiton edhe Studenti, zhgënjen Tirana

8 Dhjetor 2024
17:16
Telesport
back button

Janë zhvilluar sot, në Shqipëri e Kosovë, ndeshjet e raundit të dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për mshkuj, takime ku nuk kanë munguar emocionet e rivaliteti.

Në takimet e Grupit A, të luajtura në “Asllan Rusi”, skuadra kosovare e Dritës fitoi 3-1 ndaj Tiranës (25-18, 21-25, 26-24, 25-19). Në takimin tjetër, Partizani mundi pa probleme 3-0 kosovarët e Skënderbeut (25-14, 25-12, 25-10), duke kryesuar me pikë të plota.

Në Grupin B, ekipi i Skënderbeut është surpriza e deritanishme, duke udhëhequr me 6 pikë të plota. Korcarët fituan 3-1 me përmbysje ndaj Ferizaj (22-25, 25-17, 25-19, 26-24). Ndërsa Studenti fitou 3-1 ndaj Pejës (26-24, 23-25, 25-21, 26-24), një ndeshje me shumë emocione deri në fund.

Meshkuj-Grupi A (Raundi 2)

Drita – Tirana, 3-1

Partizani – Skënderbeu Kos, 3-0

Renditja: Partizani 6 pikë, Drita 3 pikë, Skënderbeu Kos 2 pikë, Tirana 1 pikë.

Meshkuj-Grupi B (Raundi 2)

Ferizaj – Skënderbeu, 1-3

Studenti – Peja, 3-1

Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Studenti 3 pikë, Ferizaj 3 pikë, Peja 0 pikë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit