Partizani ka mundur 2-1 Dinamon në javën e 13-të të Superiories dhe tani kryeson renditjen me 24 pikë.
Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë.
Cara ka zhbllokuar ndeshjen për miqtë në minutën e 48-të, ndërsa vendasit kanë barazuar pëkohësisht me Zabergjën.
Goli që i ka dhuruar fitoren Të Kuqve ka ardhur në minutën e 61-të dhe është shënuar nga Rrapaj.
Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja kryesore e javës mes Egnatias dhe Vllaznisë. Kampionët në fuqi kanë kaluar në avantazh me Lushkjën në minutën e parë, ndërsa Dodaj ka fiksuar shifrat në 1-1 në minutën e 57-të.
Është mbyllur në barazim 1-1 edhe sfida mes Teutës dhe Skënderbeut. Charles ka shënuar për korçarët në minutën e 40-të, Preknicaj ka barazuar për durrsakët në të 67-ën.