Partizani fiton derbin me Tiranën dhe “kap” grupin e ndjekësve

23 Dhjetor 2019
9:09
Telesport
back button

Java e 10-të e Superligës në basketboll për meshkuj u mbyll me derbin Tirana-Partizani, fituar nga të “kuqtë” 78-69. Ndeshja u luajt në “Asllan Rusi” dhe jo në “Fahrie Hoti”, për shkak të një defekti teknik në tabelën elektronike të palestrës së klubit bardheblu.

Ndeshja, me përjashtim të periodës së parë, që pati disi rivalitet, në shumicën e kohës u dominua nga basketbollistët e Partizanit. Ata krijuan një avantazh të lehtë, të cilin e administruan me qetësi deri në fund, duke e merituar fitoren.

Ndeshja pati edhe një moment tensioni me tifozët e Tiranës, por që u shuajt shpejt. Pas këtij takimi, Partizani ngjitet në grupin e skuadrave që mbajnë vendin e dytë, me 16 pikë, po aq sa Vllaznia e Goga Basket, ndërsa Tirana qëndron e parafundit në klasifikim.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 10-të

Tirana – Partizani, 69-78

Vllaznia – Goga Basket, 91-73

Teuta – Barleti Eagles, 101-66

Renditja: Teuta 19 pikë, Vllaznia 16 pikë, Goga Basket 16 pikë, Partizani 16 pikë, Tirana 13 pikë, Barleti Eagles 10 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit