Partizani fiton derbin me Tiranën dhe ngre lart trofeun e Kupës së Shqipërisë

17 Mars 2024
20:43
Telesport
back button

Partizani fitoi pasditen e sotme Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet, skuadra e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri, mundi 3-0 Tiranën në finale (25-12, 25-22, 25-22).

Një fitore e merituar e skuadrës së “kuqe”, që dominoi në derbin kryeqytetas ndaj bardhebluve, duke marrë një fitore të madhe. Tirana nuk arriti të japë atë që pritej, duke qenë gjithnjë në ndjekje, pa mundur dot të fitojë.

Seti i parë është tërësisht i dominuaar nga Partizani, që fiton pa probleme, ndërkohë që dy setet e tjera janë disi më të rivalizuara. Tirana ngre nivelin, por pa mundur të përmbysë shifrat, ndaj Partizani dominon e fiton.

Lojtari më i mirë i finales u shpall Osman Qepa, që ishte lider në fushë për skuadrën e “kuqe”, ndërkohë që veterani Klodian Kasa ngriti lart trofeun. Më pas, festë e volejbollistëve të Partizanit, që dominojnë këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit