Partizani fiton derbin me Tiranën, në finalen e Kupës së Shqipërisë sfidon Flamurtarin

18 Janar 2024
8:34
Telesport
back button

Janë luajtur në Vlorë dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Partizani dhe Flamurtari do të sfidojnë njëra-tjetrën për trofeun e radhës të këtij sezoni.

Partizani fitoi 89-62 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas. Ndonëse bardheblutë e komanduan sfidën në pjesën e parë (udhëhiqnin 40-32), në 20 minutat e dyta erdhi prëmbysja e skuadrës së “kuqe”.

Jacobsson me 36 pikë bëri diferencën në fushë për Partizanin, teksa e vetme mposhti Tiranën. Për bardheblutë u allua Bojka me 19 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Vllaznia mposhti 74-57 Vllazninë në Vlorë. një sfidë e ekuilibruar në pjesën e parë, që u mbyll 32 30 për shkodranet.

Në pjesën e dytë, Flamurtari kampion “zgjohet” dhe merr frenat e lojës në dorë, duke e merituar fitoren. Për vlonjatet u dallua Henderson me 30 pikë e 16 rebound, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Rreshpjes prë Vllazninë.

Sot, po në Vlorë, do të luhet edhe finalja mes Flamurtarit e Partizanit, ndërkohë që në “Feti Borova”, ditën e premte, luhen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për meshkuj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit