Partizani fiton edhe sfidën e katërt gjysmëfinale ndaj Tiranës, finalistja vendoset në ndeshjen e fundit

19 Prill 2026
19:50
Telesport
back button

Partizani në basketboll për femra fitoi të dielën në mbrëmje 64-62 ndaj Tiranës në gjysmëfinalen e pestë play off, duke barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve. Për pasojë, skuadra e dytë finaliste (Flamurtari është kualifikuar më herët) do të vendoset pas sfidës së pestë që do të luhet në “Fahrie Hoti”.

Në përballjen e luajtur sot në “Asllan Rusi“, skuadra e Partizanit arriti një fitore të rëndësishme, duke rikuperuar disavantazhin prej dy ndeshjesh. Bardheblutë, edhe pse dueluan deri në fund, nuk arritën të përsëritin lojën e mirë të dy takimeve të para.

Tirana udhëheq 18-16 pas periodës së parë, por të “kuqtë” rikuperojnë ndjeshëm në cerekun e dytë dhe pjesa e parë  mbyllet 34-25 për Partizanin. Në 20 minutat e dyta, Partizani arrin të administrojë mirë epërsinë, duke mos lejuar Tiranën të përmbysë shifrat.

Bardheblutë e ngushojnë ndjeshëm rezultatin, por pa mundur ta barazojnë atë. Carter me 20 pikë dhe Maddox me 18 pikë u dalluan për të “kuqtë”, ndërsa për Tiranën, Goznalez realizoi 17 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Play off-Femra, gjysmëfinale

Nd.1, Flamurtari – Studenti, 81-51

Nd.1, Tirana – Partizani, 73-62

Nd.2, Flamurtari – Studenti, 72-42

Nd.2, Partizani – Tirana, 59-68,

Nd 3, Studenti – Flamurtari, 41-69 (0-3)

Nd.3, Tirana – Partizani, 65-69

Nd.4, Partizani – Tirana, 64-62 (2-2)

Nd.5, Tirana – Partizani

Lajme të tjera

Lajmet e fundit