Partizani humb “3 musketjerët”, drejtuesit vendosin për largimin e tyre

21 Korrik 2019
12:04
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani përveç fitimeve në kompeticionet europiane kërkon të nxjerrë fitime dhe nga shitja e lojtarëve. Panorama Sport shkruan se "Demat e kuq" duan të shesin nga ekipi Esat Malën, Lorenc Trashin dhe Jasir Asanin. 3 futbollistë me vlera dhe që mund të mbushin arkën e klubit të kuq. 

Interesim konkret ka për Trashin dhe Asanin, me klubin e kuq që fillimisht ndaloi tratativat për ta. "Demat" penguan largimin e mbrojtësit të majtë drejt Ludogorets-it dhe pati përplasje mes tij dhe klubit. Përfundimi? Trashi nuk e nisi asnjë ndeshje si titullar kundër Qarabag-ut. 

Asani kishte pas vetes një skuadër izraelite, por e njëjta situatë dhe për sulmuesin. Situatat nuk dihen nëse kanë ndryshuar, por janë të kuqtë që duan t'i shesin futbollistët. Kampionët e Shqipërisë privohen nga 3 futbollistë me peshë, por duken të lumtur me zëvendësuesit e tyre. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit