Partizani i pandalshëm komandon Superligën, Teuta korr fitoren e parë në kampionat

12 Tetor 2024
20:50
Telesport
back button

Partizani vijon të jetë lider i Superligës në volejboll për meshkuj edhe pas takimeve të javës së pestë të Kampionatit Kombëtar. Në “Asllan Rusi”, skuadra kampione fitoi 3-0 ndaj Elbasanit (25-13, 25-23, 15-17), duke ruajtur një avantazh të konsiderueshëm me rivalët.

Rikthehet te fitorja skuadra e Tiranës, që në “Fahrie Hoti” mundi 3-1 rivalët e Vllaznisë, në një ndeshje në përgjithësi të ekuilibruar (25-22, 20-25, 25-19, 25-21). Miqtë nga Shkodra u përpoqën të rivalizojnë, por në pikët e fundit Tirana ishte më e saktë.

Fitore të vështirë korri Teuta, që në “Ramazan Njala” mundi 3-2 Studentin (25-20, 20-25, 26-24, 28-26, 15-10), duke korrur suksesin e parë sezonal. Të dyja ekipet dueluan fort për fitoren, por në fund ajo i buzëqeshi skuadrës durrsake.

Superliga-Meshkuj, java e 5-të

Tirana – Vllaznia, 3-1

Teuta – Studenti, 3-2

Partizani – Elbasani, 3-0

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Partizani 15 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Studenți 9 pikë, Tirana 6 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 2 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit