Partizani “kampion i dimrit”, e mbyll fazën e parë të kampionatit pa humbje

19 Tetor 2024
19:50
Telesport
back button

Partizani është shpallur “kampion i dimrit” në volejboll për meshkuj. Skuadra kryeqytetase fitoi 3-0 (27-25, 25-19, 25-19) në Korcë ndaj Skënderbeut vendës, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese. Sfida u dominua nga kryeqytetasit, që janë matematikisht në vend të parë edhe pse ka ende një javë për t’u luajtur.

Në Shkodër, ekipa i Teutës fito 3-1 ndaj Vllaznisë, në përfundim të një sfidë të dueluar dhe me shumë rivalitet, që zgjati dy orë (23-25, 26-24, 27-25, 25-22). Miqtë nga Durrësi arritën të përmbysin disavantazhin e setit të parë, duke marrë tri pikë të arta.

Fiton edhe skuadra e Tiranës, që mundi 3-0 Elbasanin në fushën e këtij të fundit (25-22, 25-20, 25-15). Bardheblutë e komanduan gjatë gjithë kohës takimin, ndërkohë që loja e skuadrës vendase erdhi në rënie, duke mos rivalizuar dot.

Superliga-Meshkuj, java e 6-të

Skënderbeu – Partizani, 0-3

Vllaznia – Teuta, 1-3

Elbasani – Tirana, 0-3

Studenti (pushim)

Renditja: Partizani 18 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Studenți 9 pikë, Tirana 9 pikë, Teuta 5 pikë, Vllaznia 3 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit