Partizani mposht Teutën, Skënderbeu merr fitoren e parë kundër Vllaznisë

31 Gusht 2024
22:22
Telesport
back button

Partizani ka fituar 2-0 me Teutën në “Niko Dovana”.

Ndeshja u zhbllokuar nga Arinaldo Rrapaj në minutën e 59-të. Ndërsa në të 89-të Mba mbylli ndeshjen duelin.

Në këtë ndeshje përveç trajnerit Veselinoviç debutuan edhe futbollistët Rrok Toma me Mateo Shanaj, përforcime të ditëve të fundit te të dyja skuadrat.

Partizani shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Teuta mbetet me 3 pikë.

Në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, korçarët kanë marrë tri pikët e parë në kampionat për këtë sezon, duke mposhtur 1-0 shkodranët në Korçë.

Vllaznia luajti me 10 lojtarë prej minutës së 25-të, kur Dodaj u ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Vangjelit.

Heroi i ndeshjes ishte Bismark, i cili shënoi në minutën e 84-t. Një gol me mjaft vlera për korçarët që u ngjitën në kuotën e 4 pikëve.

Ndërkohë në krahun tjetër për Vllazninë kjo ishte humbja e parë në 3 javë, pas një fitoreje dhe një barazimi.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit