Partizani mund Skënderbeun në setin final, titulli kampion një fitore larg

21 Prill 2023
22:31
Telesport
back button

Partizani në volejboll për femra fitoi mbrëmjen e sotme 3-2 ndaj Skënderbeut në finalen e tretë play off luajtur në “Asllan Rusi”, duke udhëhequr 2-1 me ndeshje. Një sfidë maratonë, që zgjati mbi dy orë, e cila nxori në fund fitues ekipin kryeqytetas.

Partizani e nisi më mirë ndeshjen, duke fituar 25-23 setin e parë, por shpejt mikeshat nga Korça përmbysin shifrat në favorin e tyre. Skënderbeu fitoi me shifrat e njëjta 25-23 setin  e dytë dhe atë të tretë, duke udhëhequr 2-1 me sete.

Gjithsesi, ndeshja ndryshon sërish kah në setin e katërt, me të kuqtë që rikthehen protagoniste në fushe, duke fituar 25-17. Nën këtë ritëm, Partizani luan e dominon edhe në setin final, ku fiton 15-7 e krejt ndeshjen 3-2.

Tashmë Partizani është një fitore larg titullit kampion, ndërkohë që sfida e katërt do të luhet në fushën e Skënderbeut. Deri më tani ekipet kanë fituar ndeshjet në fushën e tyre.

Finalet play off-Femra

Nd.1, Partizani – Skënderbeu, 3-1

Nd.2, Skënderbeu – Partizani, 3-0

Nd.3, Partizani – Tirana, 3-2

Nd.4, Skënderbeu – Partizani

Lajme të tjera

Lajmet e fundit