Partizani nis fazën përgatitore, Sormani lë idhullin e tifozëve ne shtëpi

5 Janar 2020
9:34
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani udhëtoi për fazën përgatitore në Antalia nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani. Tekniku italian mori drejtimin e “Demave” ditën e djeshme, ndërsa në orët e para të mëngjesit kampionët e Shqipërisë i janë drejtuar shtetit turk. Numri një i stolit ka bërë listën e lojtarëve dhe ka surpriza. 

Emri që vazhdon të jetë i dënuar është Esat Mala. Mesfushori nuk ka pranuar rinovimin dhe klubi është i vendosur për të mos e bashkuar me skuadrën. Ai nuk do të zhvillojë fazën përgatitore me ekipin dhe ka mbetur në Tiranë. Shtatshkurtri do të vuajë shumë dhe rrezikon karrierën në rast se nuk ribashkohet me kryeqytetasit. 

Pjesa e tjetër e ekipit ka udhëtuar nga aeroporti “Nënë Tereza”, mungon William Cordeiro që është në Brazil dhe do t’i bashkohet skuadrës nga shteti i tij. Ai do të udhëtojë direkt drejt Turqisë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit