Partizani nis spastrimet: ikin 3 futbollistë dhe priten të tjera largime!

11 Gusht 2020
12:44
Telesport
back button

Pas Bruno Telushit dhe Esin Hakajt, Partizani përshëndet edhe një tjetër futbollist dhe bëhet fjalë për Amir Bilalin, mbrojtësin e afruar sezonin e shkuar dhe që nuk ka bindur drejtuesit e kuq, sidomos tani që ka ardhur Ilir Daja në stol dhe ka dhënë udhëzimet e merkatos. I pari që u largua, pasi u shit, ishte Lorenc Trashi (Al Qadsia, Kuvajt).

Mbrojtësi qendror do të prezantohet sot, sikurse raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tek Academica Clinceni. “Infosport.mk” shkruan se 26-vjeçarin e kërkoi edhe Buducnost në Mal të Zi, por në fund ai pranoi ofertën rumune.

Vetëm dy ndeshje me Partizanin mjaftuan për të treguar se e ardhmja e tij do të ishte larg kryeqytetit. Ndërkohë, largimi i radhës pritet të jetë Idrizaj. Mbrojtësi i krahut nuk ka rinovuar dhe pret ende sinjal nga drejtuesit, ashtu sikurse edhe portieri Alban Hoxha dhe mesfushori Ëilliam Cordeiro Melo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit