Partizani plotësohet para Laçit, ka një rikthim të madh

19 Nëntor 2019
16:03
Eraldo Harlicaj
back button

Ndeshjet e Shqipërisë mbaruan dhe kampionati shqiptar do të rikthehet. Partizani po punon fort që të mbajë kryesimin dhe përballë ka një kundërshtar të rrezikshëm si Laçi. Kurbinasit duken të rilinduar me ardhjen e trajnerit Armando Cungu, ndërsa tekniku Franco Lerda mund të qetësohet, pasi ka një rikthim të rëndësishëm. 

Sulmuesi kryesor Theophilus Solomon do të jetë gati dhe me shumë mundësi do të luajë nga minuta e parë. Eksperienca e 23-vjeçarit deri tani nuk ka qenë më e mira, pasi ka luajtur vetëm 6 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola dhe ka marrë 2 kartonë të kuq. Ndeshja e fundit që ka luajtur me “Demat” është ajo kundër Vllaznisë. 

Lojtari pritet të marrë frenat e sulmit në sfidën kundër Laçit dhe do të ketë një duel të fortë me Kyrian Nwabuezen, i cili është golashënuesi më i mirë i Superiores. Do të jetë një sfidë shumë interesante. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit