Partizani reziston ndaj Dinamos, Gega provon Dukën e humb Telushin

14 Janar 2019
15:57
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1 ndaj Dinamos së Zagrebit. Ekipi i trajneri Skënder Gega e nisi takimin me ndryshime në formacion, pasi nga minuta e parë ishin preferuar titullarët e "demave", ndryshe nga ndeshja me Antalyasporin. Risi mund të konsiderohet aktivizimi i Dilaver Dukës nga minuta e parë. Numri një i stolit do të shohë rendimentin e tij. 

Sfida nisi mirë për të kuqtë, pasi ishte Bardhi që shënoi që në minutën e 11'. Gjigantët kroatë reaguan dhe morën më tej frenat e lojës. Aksionet e tyre ishte më të rrjedhshme dhe fituan metra në fushën e lojës. Në minutën e 28', krosojnë drejt zonës. Ibrahimi dhe Atanda nuk koordinohen si duhet duke dërguar topin në këmbët e Moros që mposht Hoxhën për 1-1. 

Një problematikë e kësaj ndeshje ishte dëmtimi i Telushit. Mesfushori vlonjat la fushën e lojës mes dhimbjeve dhe u zëvendësua me Çinarin. Në pjesën e dytë pritet që të ketë ndryshime të shumta. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit