Partizani-Roma 0-2 pas 45′, El Sha dhe Belotti ndëshkojnë Demat (Video)

12 Gusht 2023
20:53
Denis Hakanaj
back button

Miqësore luksi për Partizanin që pret në Air Albania Stadium Roma-n e Jose Mourinho-s.

Kampionët e Shqipërisë duan të vazhdojnë sa më gjatë rrugën në Conference League dhe duhet të mësohen me kundërshtarë të këtij niveli.

GOLI I EL SHAARAWY – VIDEO

Verdhekuqtë nga ana tjetër janë tetë ditë larg debutimit në Serinë A (Në Olimpico me Salernitana-n) dhe duan të jenë formë perfekte për fillimin e kampionatit.

GOLI I BELOTTI – VIDEO

Pjesa e parë ka folur vetëm për lojtarët e Mourinho-s, të cilët kanë arritur të sigurojnë një avantazh 2-0 pa u lodhur me shumë me El Shaaraëy-n dhe Belotti-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit