Partizani tenton tashmë arratisjen. Skuadra e drejtuar nga Franco Lerda, pas barazimit ndaj Kukësit, ka mbyllur sot tre ndeshjet radhazi brenda fushe, pra në “Selman Stermasi”, duke marrë fitorë 2-0 ndaj Luftëtarit dhe duke kryesuar i vetëm me 21 pikë. Në pjesën e dytë, mjaftuan 2 minuta që Çinari dhe Asani të shënonin për të kuqtë.
Një krosim i Trashit nga e majta solli devijimin vendimtar me kokë të shkodranit, ndërsa më pas Asani fitoi penallti që e shënoi po vetë. Partizani rikthehet në transfertë pas tre ndeshjesh dhe do të luajë në Vlorë, ndaj Flamurtarit.