Pas 4 “shuplakave” të Arsenal, Tottenham shkruan historinë me rekordin negativ

3 Dhjetor 2018
16:45
back button

Humbja 4-2 e Tottenham ndaj Arsenal jo vetëm që i dha një goditje të rëndë në luftën për titullin kampion, por gjithashtu ka bërë që të shkruajnë historinë me një rekord negativ. 

Spurs kanë pësuar më shumë gola se çdo ekip tjetër në historinë e Premier League.

Dopieta e Pierre-Emerick Aubameyang dhe golat e Alexandre Lacazette me Lucas Torreira në pjesën e dytë kanë bërë që Tottenham të kalojë Everton për t’u bërë klubi që ka lejuar më tepër gola në portën e tij.

Tashmë klubi londinez ka 1,282 gola të pësuar në Premier League. 

Megjithëse skuadra e Mauricio Pochettino-s, e cilia ka zbritur në vend të pestë të renditjes, ka pësuar vetëm një gol më shumë se Everton që nga sezoni 1992/93.

Si Everton ashtu edhe Tottenham nuk kanë munguar në kategorinë superiore angleze që prej zanafillës së saj më 1992. 

 Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë klubet e tjera që kanë qenë në Premier League në të gjithë 27 sezonet.

Liverpool ka pësuar 1,029 gola, Topçinjtë kanë lejuar 980 gola, ndërsa Chelsea 974 dhe United 898. 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit