Pas Chiellini dhe Bonucci, dëmtohet mbrojtësi tjetër. Juventusi në emergjencë totale

23 Nëntor 2020
12:57
Alfred Lleshi
back button

Fillon numërimi mbrapsht i kohës që e ndan Juventusin nga ndeshja e së martës në mbrëmje kundër Ferencvaros, e vlefshme për xhiron e katërt të Champions. Trajneri Pirlo është përballur me një problem më shumë sot: mosdisponueshmërinë e Demiral. Kjo është deklarata e klubit bardhezi për gjendjen e mbrojtësit turk: “Merih Demiral iu nënshtrua rezonancës magnetike sot në JMedical ,e cila zbuloi një pamje të zgjatjes së muskulit të djathtë “iliopsoas”. Kohët e rikuperimit janë afërsisht 10 ditë në kësi dëmtimesh”.

Mbrojtësi turk do të humbasë ndeshjen e nesërme të Champions-it dhe atë të kampionatit kundër Benevento. Gjithashtu, mund të mungojë edhe në ndeshjen e Champions-it kundër Dinamo Kiev, më 2 dhjetor. Puna e diferencuar vazhdon gjithashtu për Bonucci dhe Chiellini, ndërsa Aaron Ramsey, i cili po stërvitet me pjesën tjetër të ekipit, është rehabilituar në prag të duelit me Ferencvaros.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit