Pas darkës së organizuar nga kapiteni Rrahmani, Kosova niset drejt Lituanisë por konfirmohet mungesa big!

10 Tetor 2024
19:36
Telesport
back button

Kosova do të kthehet ne aksion ne Nations League ku do te perballet ndaj Lituanisë në kuadër të ndeshjes se trete te Liges C, Gripi 2. Ndeshja që luhet këtë të shtune dhe do të fillojë në oren 15:00. Perfaqesuesja Dardane u mblodh mbremjen e djeshme ne restorantin e Rrahmanit ne Prishtine per te bere grup.

Dardanët tashmë janë nisur për në Lituani, që t’i kryejnë procedurat e fundit para ndeshjes. Kosova është në Ligën C, Grupi 2 me tri pikë, aq sa ka edhe Qipro, ndërsa lituanezët nuk kanë asnjë pike.

Përfaqësuesja “Dardane” shihet si favorite në letër për këtë takim dhe do të synohen pikët e plota. Rivalin më të madh në këtë grup ka Rumaninë, pasi ajo fitoi 3-0 në ndeshjen e parë ne Prishtine.

Sakaq, pas mungeses se madhe te Vedat Muriqit ne sulm, duhet thene gjithashtu se nje goditje tjeter u mor keto dite nga Kosova. Mbrojtësi i Koln dhe titullar i Kosoves, Leart Paqarada, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit.

Kosova do të ndeshet me Lituaninë më 12 tetor dhe me Qipron më 15 tetor në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Megjithatë, trajneri Franco Foda do ta ketë një mungesë të madhe. Njoftimi: “Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm”, thuhet nga FFK.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit