Pas FIFA 20, Juve “zhduket” edhe në Football Manager

13 Nëntor 2019
21:47
back button

Partneriteti ekskluziv mes Juventusit dhe Konakit për PES 2020 nuk do të ndikojë vetëm te FIFA, por edhe te Football Manager.

Siç raportohet nga Calcio e Finanza, emri i klubit nuk do të përdoret më nga loja e famshme strategjike.

Si në rastin e FIFA-s, ekskluziviteti me Konamin, detyron prodhuesit e Football Manager të ndryshojnë emrin, logon, madje edhe uniformat e bardhezinjve. Në edicionin e vitit 2020 të FM, Juve do të “zhduket”.

Kampionët e Italisë do të quhen Zebra, duke iu referuar pseudonimit të Juves. Në FIFA, ata mund t’i gjesh me emrin Piemonte Calcio.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit