Pas finales së Champions, lamtumira e madhe! Por sipas Nasri, Reus ka zgjedhur destinacionin

8 Maj 2024
19:23
Anton Cicani
back button

Samir Nasri, ish-mesfushori sulmues i Marseille, Arsenal, Manchester City, Seville, Antalyaspor, West Ham dhe Anderlecht, foli për Canal Plus+ për të folur për të ardhmen e Marco Reus, i cili do të largohet nga Borussia Dortmund pas 12 vitesh.

Nasri ka dhënë një lajm të rëndësishem për klubi e ardhshëm te gjermanit: “Unë fola me të. Ai më tha se e donte shumë futbollin për ta ndaluar tani dhe se sezonin e ardhshëm do të shkoje në MLS.”

Reus, ikona e Dortmund, i cili do te luaje finalen e dyte te Champions pas 11 vitesh nga hera e fundit, ka thene se nuk e sheh veten ne asnje klub tjeter ne Gjermani dhe se do te nderroje kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit