Pas golit më të shpejtë nga Bajrami, Euro 2024 shënon një tjetër rekord me futbollistin portugez

19 Qershor 2024
9:17
Telesport
back button

Euro 2024 ka shkruar deri më tani dy rekorde të reja pas ndeshjeve të para në grupe. Pas golit të Nedim Bajrami, që u bë goli më i shpejtë në historinë e Kampionatit Europian, pas 23 sekondash, një tjetër rekord u vendos dje.

Mbrojtësi portugez Pepe ka shkruar historinë si futbollisti më i vjetër që zbret në fushën e një Europiani. Në moshën 41 vjeç, 3 muaj dhe 23 ditë, ai është më i moshuari që ka luajtur ndonjëherë një ndeshje në këtë event.

Ky rekord mbahej nga hungarezi Gabor Kiraly, i cili doli në fushë në 40 vjeç e 86 ditë. Në vendin e tretë të këtij konkurrimi është Cristiano Ronaldo, që me 39 vjeç, 4 muaj e 13 ditë zbriti nga podium Lotar Matthaus (i katërti).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit