Pas “mërgimit” 2-vjeçar, Tottenham bën njoftimin e bujshëm

8 Mars 2019
21:25
back button

Klubi i Tottenham ka konfirmuar se skuadra e “Spurs-ave” do të zhvillojë ndeshjen e parë në stadiumin e ri në fillim të muajit prill, ndaj Crystal Palace ose Brighton & Hove Albion, në ndeshjen për Premier League.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, këtë të premte, “Spurs-at” njoftuan se paraprakisht do të zhvillohen dy ndeshje testuese, përpara se ekipi i parë i Tottenham të bëjë debutimin dhe inagurimin e stadiumit të ri. Gjithsesi, specifikat e ndeshjes së tyre të parë do të varen nga rezultate të tjera.

“Nëse Brighton fiton çerekfinalen e FA Cup të dielën e 17 marsit, atëherë ne do të luajmë ndaj Crystal Palace të mërkurën e 3 prillit, ndërsa ndaj Brighton në 23 ose 24 prill”, sqaron klubi në komunikatën e publikuar.

“Nëse Brighton dështon në çerekfinalen e FA Cup, atëherë do të ndeshemi me ata më 6 ose 7 prill, në varësi të kalendarit të UEFA Champions League dhe më pas me Crystal Palace më 23 ose 24 prill”, vijoi njoftimi i “Spurs-ave”.

Sikurse nënkuptohet, ky vendim bën që Tottenham të luajë takimin e shtëpisë në çerekfinalen e UEFA Champions League, në stadiumin e ri. 

Tottenham u largua nga “White Hart Lane” në fund të sezonit 2016-17 teksa ishte paralajmëruar se Spurs-at do të zhvillonin një sezon të plotë në “Wembley”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit