Pas përmbysjes së çmendur, Bologna surprizon Mihajlovic në spital (video)

16 Shtator 2019
10:47
Alfred Lleshi
back button

Pas përmbysjes së shkëlqyer të disavantazhit (3-1) ndaj Brescia, lojtarët e Bologna nisën “shtegtimin” për te trajneri i tyre, Sinisa Mihajlovic, i shtruar në spitalin “Sant’Orsola”. Gazetari Alessio De Giuseppe filmoi mbërritjen e ekipit të Seria A aty dhe bisedën në distancë me trajnerin serb. Ky i fundit doli në dritare të pavionit të Hematologjisë për t’i përshëndetur të tijtë. Ekipi dhe stafi, rreth orës 21:00, kënduan në kor poshtë tij (“dai Sinisa alè”). 

Trajneri, i cili po trajton leuçeminë që nga korriku, iu përgjigj: “Nuk e prisja. Bravo, bëtë shumë mirë në ndeshje. Të mërkurën do të flasim për të. Ku do të festoni? Ejani në dhomën time po deshët… Mirë, tani shkoni nëpër krevate edhe ju, çlodhuni!” I pari që foli për sekretin e përmbysjes spektakolare ishte ish-sulmuesi i Interit, Palacio: “Sapo mbaroi pjesa e parë, Mihajlovic na mori në telefon dhe e dëgjuam diskutimin e tij me “vivavoce”, teksa bërtiste. Edhe pse 200 km larg, na dha këtë motivim të madh!” 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit