Pas triumfit në Champions League, Erblira Bici zbulon skuadrën e re

10 Qershor 2019
12:47
Telesport
back button

Volejbollistja Erblira Bici, kampione e Europës me skuadrën e Igor Volley Novara, sezonin e ardhshëm do të luajë me ekipin e UYBA Volley (Unet E-Work Busto Arsizio). Lajmin e ka konfirmuar sot skuadra italiane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bici, 24 vjeçe pas dy javësh, është kapitene e ekipit kombëtar të femrave në volejboll. Ajo aktualisht ndodhet në kombëtare, pasi ekipi kuqezi do të luajë në fund të qershorit në një turne miqësor në Slloveni.

Skuadra e UYBA Volley është e treta në karrierën e shtatlartes kuqezi në karrierën e saj jashtë Shqipërisë. Pasi u largua nga kampionati shqiptar, Bici luajti fillimisht në A2 me Mondovi (dy sezone), ndërsa vjet me Novara, ku fitoi Kupën e Italisë dhe Champions League.

Sezonin e ri 2019-2020, Bici do të aktivizohet me UYBA Volley, ekip ku pritet të ketë një rol si protagoniste dhe të aktivizohet më shumë. “Jam e kënaqur për këtë zgjedhje. Një ekip që pretendon shumë, me një trajner të rid he ku shpresoj të jap kontributin tim. jam rritur shumë profesionalisht vitin e fundit dhe jam gati për të qenë protagoniste te skuadra e re. Pas takimeve në kombëtare do të jem gati për aventurën e re”, thotë Bici.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit