Pas vuajtjes vjen fitorja! Silura e Asllanit i kthen faqen Shqipërisë në Gjeorgji (0-1)

14 Tetor 2024
19:54
Telesport
back button

Gjeorgjia nuk rezultoi rival i vështirë për kombëtaren shqiptare të futbollit, e cila sot fitoi 0-1 në transfertën e Nations League (sfida e katërt), duke na rikthyer besimin dhe emocionet.

Pjesa e parë ishte e vështirë për kuqezinjtë. Pavarësisht disa rasteve të mira, ekipi i teknikut Selvinho nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. E njëjta gjë edhe për gjeorgjianët.

Skuadra jonë përfaqësuese, megjithatë, e nisi shkëlqyeshëm pjesën e dytë kundër Gjeorgjisë, duke gjetur golin në minutën e 50-të dhe tashmë i duhet vetëm të ruajë avantazhin deri në fund.

Golin e shënoi mesfushori Kristjan Asllani, i asistuar nga Nedim Bajrami. Gjuajtja e lojtarit të Interit ishte një silurë e vërtetë, e cila e la portierin gjeorgjian të pashpresë brenda kuadratit të portës.

Me këtë rezultat, Shqipëria tregoi se nuk është në rënie, por ndeshjet janë të ndryshme. Ndoshta diferenca është motivimi dhe angazhimi i të gjithë skuadrës. Urojmë ta shohim si sot në Gjeorgji.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit