Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

28 Maj 2022
13:07
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messi është i tejngopur me deklaratat e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, po ashtu edhe babai i lojtarit, Jorge. Që kur Messi u largua nga “Camp Nou” verën e kaluar, Laporta ka folur vazhdimisht për të, për shanset që ai të rikthehet në Barcelonë dhe madje pretendon se paga që i ofroi Paris Saint-Germain ishte arsyeja e largimit të tij.

Këtë javë, presidenti i klubit blaugrana vuri në dukje që nëse Messi do të dëshironte të kthehej në Barcelonë në të ardhmen, ai do të duhej ta bënte këtë pa pagesë. Messi është shumë i lodhur duke qenë çdo ditë në “buzët” e presidentit. Në ato pak herë që ka folur për mediat, sulmuesi argjentinas ka qenë gjithmonë shumë i respektueshëm për klubin dhe Laportën. Në një nga intervistat e tij të para, ai tashmë e paralajmëroi presidentin se nuk i pëlqenin komentet e tij.

“Askush nuk më kërkoi të luaja falas, por në të njëjtën kohë mendoj se fjalët që tha presidenti nuk janë me vend, – tha Messi në një intervistë për “Sport”. – Më lënduan, sepse mendoj se ai nuk ka nevojë ta thotë këtë. Është si të ta marrësh topin nga duart dhe të mos marrësh përgjegjësi për pasojat. Kjo i bën njerëzit të mendojnë ose krijojnë një lloj dyshimi që unë mendoj se nuk e meritoj”.

Sa herë që i jepet rasti, Laporta i referohet argjentinasit. Dhe Messi nuk e pëlqen këtë. As Jorge Messi, i cili pak ditë më parë telefonoi presidentin për t’i thënë të mos flasë më për djalin e tij, siç ka zbuluar gazetari spanjoll Manu Carreno dhe “MARCA” ka mundur ta konfirmojë. Jorge Messi kontaktoi Laportën në mënyrë që ai të mos e përmendte djalin e tij në çdo intervistë, pasi po përpiqen ta mbyllin atë kapitull.

Një nga gjërat që e lëndon më shumë Messin është se dera është lënë gjithmonë e hapur për rikthimin e tij, kur në fakt për momentin është e pamundur dhe duket se do të jetë e pamundur për sa kohë që presidenti është Laporta, sepse marrëdhënia e tyre nuk është në më të mirën e saj.

Messi u lëndua dhe u ndje disi i mashtruar nga Laporta kur u largua nga Barcelona, ​​pasi presidenti katalanas i thoshte vazhdimisht se donte të rinovonte kontratën gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe fillimit të mandatit të tij. Pra, Laporta e përdori yllin argjentinas për t’u zgjedhur në krye të klubit, pastaj ishte si ajo shprehja “kalova lumin, të dhje*sha kalin…”

Gjithçka dukej se ishte në vend deri një ditë para se të hidhte firmën mbi kontratë, pasi Laporta i tha Messit se duhej të largohej. Ishte një goditje për argjentinasin, i cili supozoi se do të qëndronte në Katalonjë.

Që atëherë e tutje, larg nga lënia e plagës për t’u shëruar, Laporta ka folur vazhdimisht për Messin në çdo intervistë. Dhe i ka dhënë gojës jo pak. Duke iu referuar yjeve që shkojnë te PSG, Laporta tha para pak ditëve, duke iu referuar Neymar direkt, por me nënkuptim edhe për Messin: “Këta lojtarë që kanë nënshkruar për klube si PSG, pothuajse kanë nënshkruar skllavërinë e tyre. E kanë bërë për para”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit