Pothuajse 30 vjet më vonë, Botafogo shkëlqen sërish dhe ngjitet në majat e futbollit brazilian. Me një gol në kohën shtesë, shënuar në minutën e 92-të, tifozët e pranishëm në “Estadio Nilton Santos” shpërthyen në festime të jashtëzakonshme.
Skuadra e Botafogo mposhti 2-1 rivalët e Sao Paulo, ndeshje e vlefshme për raundin e 38-të të kampionatit brazilian. Pasi është ngjitur në kuotën e 79 pikëve, “O Glorioso” bëhet kampion i Brasileiraos për herë të tretë në histori.
Hera e fundit që Botafogo kishte fituar titullin datonte në sezonin 1994/95. Savarino hapi rezultatin në pjesën e parë, William Gomes barazoi në të dytën dhe Gregore shënoi golin e fitores në kohën shtesë. Skuadra bardhezi tetë ditë më parë fitoi Kupën Libertadores, ndërsa sot fitoi Brasileirão.