“Patëm durim dhe arritëm të shënojmë 3 gola ndaj Lazio, kualifikim i rëndësishëm për Bayern”

6 Mars 2024
9:00
Telesport
back button

Bayern Munich arriti të përmbysë disavantazhin e takimit të parë ndaj Lazio (0-1) dhe të fitojë 3-0 në shtëpi, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League. Protagonist me një asist (në golin e dytë) në këtë ndeshje ishte mbrojtësi Matthijs de Ligt.

Ne luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Ishim të fortë me topin, kishim durim dhe më vjen mirë që dhashë një asist. Isha i lumtur që Thomas shënoi. Gjë e pastër, gjë e shkëlqyer”, tha De Ligt.

Lazio e filloi mirë ndeshjen, duke dashur të shënonin një gol. Goli i parë dhe veçanërisht ai i dytë ishin të rëndësishme për ne. Më pas, kishim më shumë hapësira​ dhe në fund shënuam edhe golin e tretë, që na e bëri edhe më të lehtë”, tha holandezi.

Në fund, De Ligt foli edhe për Juventus, ish-skuadrën e tij: “Ata humbën disa ndeshje, por po bëjnë një punë të mirë. Ata janë djem të rinj, ndaj Allegri bëri një grup të mirë. Interi është shumë i fortë, por unë shpresoj që Juve të rritet si ekip”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit