Pë*dhunoi vajzën e re shqiptare, drejtësia braziliane nuk i jep liri me kusht Robinhos

27 Nëntor 2024
14:52
Alfred Lleshi
back button

Në moshën 40-vjeçare, Robinho nuk do të dalë nga burgu. Që nga marsi i vitit 2024, ish-sulmuesi i Milanit është i burgosur në Tremembé, pranë São Paulos, ku po vuan dënimin prej 9 vitesh për përdhunimin në grup të një vajze të re shqiptare, krim i kryer në Milano në vitin 2013.

Sipas mediave braziliane, 11 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë Federale duhet të vendosin nëse Robinho mund të përfitojë nga liria me kusht apo duhet të qëndrojë në paraburgim. “UOL Esporte” raporton se 9 prej gjyqtarëve tashmë kanë votuar dhe 7 prej tyre janë shprehur se ai duhet të qëndrojë në burg. Me vetëm dy vota të mbetura, duket se vendimi është pothuajse përfundimtar.

Federata Braziliane e Futbollit ka reaguar ashpër ndaj çështjes “Robinho”. Ednaldo Rodrigues, presidenti i CBF, e cilësoi ngjarjen si “një nga kapitujt më të turpshëm të futbollit brazilian”:

“Është turp që një lojtar të ndihet i lirë të kryejë veprime të tilla të ulëta, duke përfituar nga fama dhe menduar se sporti do ta mbrojë nga çdo ndëshkim. Këto raste duhet të shërbejnë si thirrje për më shumë femra, që të mos heshtin përballë këtyre mizorive. ‘Machizmi’ mbizotëron në futboll, edhe burrat duhet të jenë në vijën e parë për të luftuar jo vetëm dhunën seksuale, por çdo lloj dhune”.

Ky rast ka tronditur futbollin brazilian, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht nga fama apo arritjet sportive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit