Pedri: “Është spektakolare të luash me ata të dy”

9 Qershor 2024
11:38
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka lavdëruar sulmuesit e krahut të Spanjës.

Pedri pret që shoku i tij i skuadrës te Barça, Lamine Yamal dhe ai i Athletic Bilbaos, Nico Williams, të ndezin Europianin këtë muaj.

Pas fitores së tyre 5-1 në miqësoren kundër Irlandës së Veriut, ai tha: “Është spektakolare të luash me Nico Williams dhe Lamine, na japin shumë alternativa.

“E dimë se një top në hapësirë ​​do të arrijë dhe është shumë komode të luash me ata të dy”.

Ndeshja e parë e Spanjës në Euro 2024 do të jetë kundër Kroacisë më 15 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit