Mesfushori nga Tenerife, Pedri, nuk e ka pasur ditën e tij më me fat në fushë, por ka dalë para mediave për të shpjeguar atë që ndodhi më Principatë, humbjen 2-1:
“Pavarësisht gjithçkaje, mendoj se kemi pasur shanse. Kemi treguar fytyrën tonë, edhe pse është gjithashtu e vërtetë që kemi bërë ndonjë gabim. Gjithmonë duhet të mësosh nga gabimet.
Ne e dinim që të luash me 10 lojtarë për 80 minuta është e vështirë në këtë kompeticion. Synimi ishte të mblidheshim në prapavijë dhe të organizonim kundërsulme për ta ndëshkuar kundërshtarin.
Nuk ia dolëm, fatkeqësisht. Është një humbje e hidhur, edhe pse mendoj se duhet të jemi krenarë për faktin se nuk u dorëzuam. Na kanë mbetur edhe 7 ‘finale’ në Champions League”.