Pedri zbulon yllin e Premier League, që do ta donte te Barcelona

5 Shtator 2024
15:59
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Barcelona-s, Pedri, ka përmendur Erling Haaland kur është pyetur të zgjedhë një lojtar të një ekipi tjetër për ta marrë te skuadra e tij.

Sulmuesi norvegjez e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme sezonin, duke shënuar shtatë gola në tri ndeshje të luajtura në Premier League.

Edhe Pedri e ka nisur mirë, duke fituar katër ndeshjet e para të kampionatit me Barcelona-n.

“Një lojtar të një ekipi tjetër që do ta doja në skuadrën time? Haaland”, ka thënë mesfushori spanjoll për ReshadFCB:

Erling Haaland u përmend për një transferim te katalanasit në verën e 2022-shit, por në fund u transferua te Manchester City nga Borussia Dortmund për rreth 60 milionë euro. Kontrata e tij aktuale me klubin anglez skadon në 2027-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit