Pele “celebron” Messin: Vazhdo ta bësh botën e futbollit të buzëqeshur

25 Qershor 2021
10:12
Alfred Lleshi
back button

Në ditëlindjen e 34-t të Lionel Messit, Pelé gjithashtu përdori rrjetet e tij sociale për t’i bërë nderin që meiton kampionit të Argjentinës. “Mbreti i Futbollit” publikoi një foto të numrit 10 të Barcelonës, shoqëruar me frazën: “Gëzuar ditëlindjen, Messi! Vazhdo ta bësh botën e futbollit të buzëqeshur!”

Me rastin e ditëlindjes, Messi pati një vizitë surprizë në mesnatë nga shokët e kombëtares, me të cilët po garon në Kupën e Amerikës. Ata e zgjuan kapitenin me një tortë dhe dhurata të ndryshme. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” duket se po e zgjat marrëdhënien e tij me Barcelonën edhe për dy sezone të tjera. Prandaj, Messi do të vazhdojë të veshë fanellën Blaugrana, megjithëse kushtet e marrëveshjes së re akoma mbeten për t’u sqaruar, pasi klubi katalanas po përpiqet të kthehet në parametrat financiarë të imponuar nga UEFA.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit