Pep dhe City nuk bëjnë dot pa të, gati kontrata e re për të paprekshmin, do të paguhet 200 mijë stërlina në javë

19 Mars 2024
10:27
Telesport
back button

Manchester City po planifikon një zgjatje të kontratës të portierit 30-vjeçar brazilian Ederson. Kontrata aktuale mes palëve skadon në vitin 2026.

Pavarësisht kësaj, palët po diskutojnë për një zgjatje të saj edhe për një vit tjetër, natyrisht e shoqëruar edhe me një rritje të rrogës së portierit. Ederson ka luajtur 326 ndeshje zyrtare me Manchester City.

Ederson luan me fanellën e “citizens” që prej vitit 2017, duke qenë një nga të paprekshmit për trajnerin Pep Guardiola. Së bashku ata kanë fituar gjithçka me Manchester City në këto 7 sezone.

Rroga aktuale e Ederson është 120 mijë stërlina në javë, por sipas “Daily Star”, pritet që rroga e re të kapë shifrën e 200 mijë stërlinave. Një vlerësim ky që klubi ka për një lojtar që nuk ka zhgënjyer në gjithë këto vite.

Ederson është padyshim një nga shtyllat më të forta të kampionëve të Europës, që tashmë është kthyer në lider për skuadrën. Ndaj dhe klubi është gati t’i rinovojë kontratën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit