Manchester City është duke bërë një lëvizje për yllin e Bayern Munichut, Kingsley Coman.
BILD raporton se City po konsideron ta marrë francezin për sezonin e ri.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola thuhet se është një admirues i madh i Coman, dhe spanjolli do të donte ta shihte sulmuesin e krahut të nënshkruar në javët e ardhshme.
Nëse një marrëveshje arrihet, ajo do të jetë një marrëveshje huazimi.
Bayern Munich është në kërkim të një klubi që do të mund të paguajë një pjesë të madhe të pagës së lojtarit.
Kontrata e Coman me Bayern Munich zgjat deri në verën e vitit 2027.